Arsenali bën përmbysje sensacionale me një futbollist më pak

Arsenali e ka fituar dramën ndaj Aston Villës në ‘Emirates’.

Sport

22/09/2019 19:23

‘Topçinjët’ kanë përmbysur rezultatin, edhe pse luajtën nga pjesa e parë me një futbollist më pak.

Mysafirët kaluan në epërsi me McGinn (20’), para se Maitland-Niles (41’) të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë.

Por Nicolas Pepe (59’) baraspeshoi rezultatin nga penallti, mirëpo vetëm një minutë më vonë Wesley (60’) i dha sërish avantazhin Aston Villës.

Skuadra e Unai Emery fillon sulme të pareshtura edhe pse me një futbollist më pak, derisa Calum Chambers (81’) realizoi për 2-2 dhe Pierre Emerick-Aubameyang (84’) kompletoi përmbysjen e madhe.

Arsenal tani tubon 11 pikë në vendin e katërt, kurse Villa ka vetëm 4 pikë. /Lajmi.net/