Arsenali barazon me Man Utd
Arsenal dhe Manchester United barazuan pa gola në Emirates Stadium në kryendeshjen e xhiros së 26’të në Premierligë. Ballafaqimi mes skuadrës që për pjesën më të gjatë të edicionit ka qenë lider në tabelë, dhe kampionit në fuqi që ka dëshpëruar me rezultatet e deritashme, nuk solli fitues. Pas një pjese të parë relativisht të…

Sport
Arsenal dhe Manchester United barazuan pa gola në Emirates Stadium në kryendeshjen e xhiros së 26’të në Premierligë.
Ballafaqimi mes skuadrës që për pjesën më të gjatë të edicionit ka qenë lider në tabelë, dhe kampionit në fuqi që ka dëshpëruar me rezultatet e deritashme, nuk solli fitues.
Pas një pjese të parë relativisht të qetë, ajo e dyta ishte më e ndezur dhe të dyja skuadrat patën raste të mira për shënim.
Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny e ndali një goditje të Robin van Persiet kurse David De Gea intervenoi në dy raste për t’ia mohuar golin Santi Cazorlas.
Adnan Januzaj nuk luajti në formacionin bazë por u inkuadrua në lojë në minutën e 75’të në vend të Juan Matas.
Me këtë barazim, Chelsea mbetet lider – Manchester City nuk zhvilloi ndeshjen kundër Sunderlandit për shkak të kushteve të rënda atmosferike – me 57 pikë, një më tepër se Arsenali.
Kurse, Manchester United është i shtati me 42.