Arsenal vëzhgon talentin e Italisë

Skuadra e Arsenal po e shqyrton mundësinë për një tjetër transferim në fazën e mesfushës.

Sport

25/03/2019 16:12

Së fundmi, në radarin e ‘gunners’ ka përfunduar një nga talentët më premtues të Italisë, Nico Barella.

Mesfushori i Cagliarit është vëzhguar nga afër nga drejtuesit e Arsenal, në ndeshjen ndaj Finlandës, transmeton lajmi.net.

22 vjeçari është kërkuar me ngulm edhe nga skuadrae Chelsea, pasi Maurizio Sarri e pëlqen shumë lojtarin.

Mesfushori qendror po shihet si e ardhmja e futbollit italian, dhe skuadra nga Serie A i ka vendosur atij një çmim prej 50 milionë eurove. /Lajmi.net/