Arsenal tërhiqet nga gara për Gnabry

Skuadra e Arsenal është tërhequr nga gara për Serge Gnabry.

Sport

03/07/2022 19:03

Siç qëndron situata tani, Fabrizio Romano thotë se Arsenal nuk po punojnë për transferimin e yllit gjerman.

Lojtari nuk është në listën e objektivave, pasi ‘Gunners’ kanë synimin në disa emra të tjerë.

Gnabry në anën tjetër ka një propozim për kontratë të re nga Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Lojtari nuk ka marrë akoma vendimin për të ardhmen e tij.

Një nga skuadrat tjera të përmendura si destinacion i mundshëm për Gnabry është Real Madrid. /Lajmi.net/