Arsenal tenton përsëri për Perisic

Skuadra e Arsenal duhet të rikonstruktojë skuadrën për edicionin e ardhshëm, pasi mbylli sezonin pa asnjë trofe, duke mos arritur të siguronte as garat në Ligën e Kampionëve.

Sport

14/06/2019 19:16

Një nga synimet kryesore të Unai Emery mbetet transferimi i yllit të Inter, Ivan Perisic.

Sipas ‘FC Inter News’, Aresnal kanë bërë lëvizje të reja për nënshkrimin e yllit kroat, transmeton lajmi.net.

‘Gunners’ kishin shfaqur interesim për lojtarin edhe gjatë janarit, por marrëveshja nuk u arrit asnjëherë.

Gjithsesi, ata kanë rikthyer interesimin për Perisic, tashmë më të vendosur se kurrë për ta transferuar në Emirates.

Edhe Leicester dhe Wolverhampton kanë paraqitur interesim, por Arsenal shihen favoritët për nënshkrimin e lojtarit. /Lajmi.net/