Arsenal të gatshëm ta shesin Mkhitaryan

Skuadra e Arsenal duket se janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori i skuadrës, Henrikh Mkhitaryan.

Sport

24/05/2019 22:00

Që nga nënshkrimi i tij me Arsenal në vitin 2018, lojtari asnjëherë nuk gjeti formën e tij më të mirë, madje as atë që kishte tek Man United.

Kështu, skuadra e Arsenal janë të gatshëm që ta shesin lojtarin, me dëshirën që të afrojnë një mesfushor të kalibrit më të lartë, për të luajtur krahas Ozil, raporton ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka regjistruar gjashtë gola dhe ka shtuar shtatë asistime këtë edicion, në totalin e 39 paraqitjeve.

Së fundmi, armeni ka fituar pëlqimin dhe përkrahjen e tifozëve, pasi atij iu ndalua udhëtimi në Baku, për shkak të problemeve politike. /Lajmi.net/