Arsenal rivalizon PSG-në dhe Real Madridin në garë për yllin brazilian

Arsenal është duke rivalizuar klubet si PSG dhe Real Madrid në garë për transferimin e yllit të Evertonit, Richarlison.

Sport

09/12/2021 10:11

Braziliani ka shkëlqyer në Premierligë, duke përfshirë ndeshjen e fundit të Evertonit kundër Arsenalit, ku shënoi tre herë, por dy gola iu anuluan për pozitë jashtë loje, transmeton lajmi.net.

Sipas Fichajes, Arsenal synon të përforcojë sulmin me Alexandre Lacazette që i skadon kontrata në verë dhe Pierre Emerick Aubameyang është në formë të tmerrshme.

24-vjeçari kërkohet edhe nga PSG, skuadër që e shohin brazilianin si pasuesi adekuat i Kylian Mbappe, që mund të largohet në verë si agjent i lirë, sapo t’i skadojë kontrata.

Richarlison nuk është emër i madh si Neymar dhe Lionel Messi, por sigurisht mjaftueshëm i mirë për të bërë hap te një skuadër më e madhe.

Real Madrid gjithashtu e do ish yllin e Watfordit, ngase Karim Benzema ka arritur moshën, derisa Eden Hazard dhe Gareth Bale nuk janë duke pasur paraqitje të mira./Lajmi.net