Arsenal pranon ofertë nga klubi i Arabisë Saudite për Aubameyang

Arsenal ka marrë një ofertë për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang nga klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr.

Sport

19/01/2022 19:50

Oferta për ish kapitenin e “Topçinjve” erdhi këtë javë, derisa klubi londinez ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje, transmeton lajmi.net.

Raportohet se Al Nassr është i interesuar për huazim me obligim blerje për 7 milionë euro.

Arsenal ende nuk ka kthyer përgjigje, mirëpo gjiganti anglez do diskutojë para se ta lejojë 32-vjeçarin të largohet në mesin e sezonit.

Kërkesë e veçantë e Mikel Artetas do të jetë transferimi i një qendërsulmuesi përpara se të jap ‘dritën e gjelbër’ për largimin e Aubameyang./Lajmi.net/