Arsenal po prin garën për Joao Felix

Joao Felix po vazhdon të marrë interesimin e shumë skuadrave evropiane, me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga Atletico Madrid. Joao Felix synon të largohet nga Atletico Madrid qysh në merkaton e janarit, pasi nuk përshtatet me planet e Diego Simeone. Me emrin e tij të qasshëm në market, skuadrat…

Sport

12/12/2022 23:35

Joao Felix po vazhdon të marrë interesimin e shumë skuadrave evropiane, me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga Atletico Madrid.

Joao Felix synon të largohet nga Atletico Madrid qysh në merkaton e janarit, pasi nuk përshtatet me planet e Diego Simeone.

Me emrin e tij të qasshëm në market, skuadrat e mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Sipas raportimeve të ‘Marca’, Joao Felix i Atleticos mund të jetë drejt ‘Emirates’ në merkaton e janarit, përcjell lajmi.net.

PSG, Man United e Aston Villa po ashtu do të mbajnë nën vëzhgim yllin portugez. Por, deri në këtë pikë ‘Gunners’ mbesin favoritët. /Lajmi.net/