Arsenal po e vëzhgon situatën e Ødegaard

Skuadra angleze Arsenal po vazhdon të mendoj për lojtarë që e përforcojnë ekipin para fillimit të kampanjës së Premier Ligës.

Sport

09/08/2021 10:28

Një nga objektivat kryesorë të ‘Gunners’ është sjellja e një mesfushori ofanziv të pozitës 10, aty ku klubi kishte vuajtur më së shumti sezonin e kaluar.

Martin Ødegaard dhe James Maddison vazhdojnë të jenë dy emrat më të lakuar për një transferim të mundshëm tek ekipi londinez.

Sidoqoftë, Fabrizio Romano raporton që objektivi kryesor i Arsenal është Ødegaard, mirëpo kjo më shumë do të varet tek klubi i Real Madrid dhe lojtari.

Nëse Ødegaard vendos të largohet dhe klubi vendos ta shes atë, Arsenal do të bëj ofertë për norvegjezin, sipas Romanos. /Lajmi.net