Arsenal pajtohet me transferimin e lojtarit që shkëlqeu në Kupën e Amerikës

Arsenali ka arritur të pajtohet me transferimin e njëri nga yjet që shkëlqeu në Kupën e Amerikës me Brazilin.

Sport

17/07/2019 10:51

‘Topçinjët’ kanë arritur akordin me Gremion për transferimin e futbollistit Everton, raporton Fox Sports.

Operacioni i këtij nënshkrimi pritet t’i kushtojë Arsenalit rreth 43 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Anësori do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në Brazil përpara se të zyrtarizohet lëvizja e tij në Londër.

Për 23-vjeçarin thuhej se Milan dhe Manchester United ishin dy skuadrat që kishin shfaqur interesim, derisa kishin dërguar edhe nga një skaut.

Por duket që Unai Emery ka arritur ta bind atë për kalimin në ‘Emirates’. /Lajmi.net/