Arsenal nuk dështon t’i surprizojë tifozët – interesohet për Lingard

Arsenal nuk dështon asnjëherë që t’i surprizojë tifozët e vet.

Sport

05/04/2020 10:16

Skuadra nga Londra e Veriut, Arsenal, janë duke planifikuar një lëvizje të papritur në merkaton e verës.

Sipas raportimeve nga Britania e Madhe, Jesse Lingard është lojtari në listën e dëshirave të ‘Gunners’, transmeton lajmi.net.

Lingard me shumë gjasë do të shitet nga United në merkaton e ardhshme.

Anglezi mund të mos largohet nga Premierliga, pasi tashmë flitet për një interesim të Arsenalit për lojtarin.

Nuk dihet akoma se çfarë çmimi ka kartoni i lojtarit. Arsenal synon të hap negociatat me United, për të mësuar më shumë detaje. /Lajmi.net/