Arsenal – Norwich City, formacionet e mundshme

Sot do të përballen Arsenal dhe Norwichi.

Sport

11/09/2021 12:06

Dy skuadrat që aktualisht gjenden në pozitat e fundit të tabelës përballen sot nga ora 16:00, shkruan lajmi.net.

Arsenali dhe Norwichi kanë nga tri humbje në tri xhirot e para dhe sot synojnë këndelljen pas një starti shumë të dobët.

‘Topçinjtë’ llogariten favorit në letër, pasi kanë ekip më kualitativ, dhe janë më të kompletuar pas shumë problemeve që kishin në fillim me futbollistë të infektuar me COVID-19.

Granit Xhaka do të mungojë shkaku i kartonit të kuq të marr ndaj Man Cityt.

Për Norwichin pritet të startojë Milot Rashica që shpreson të shënojë golin e parë në Premier Ligë.

Këto janë formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Arsenali: Leno; Maitland-Niles, White, Gabriel, Tierney; Partey, Sambi; Pepe, Odegaard, Saka; Aubameyang

Norwichi: Krul; Aarons, Hanley, Gibson, Williams; Lees-Melou, Gilmour, McLean; Cantwell, Pukki, Rashica /Lajmi.net/