Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

Arsenal nis bisedimet me Kurzawa

12:00 | 5 Prill 2020

‘Gunners’ kanë nisur bisedimet me mbrojtësin e PSG.

Paris Saint Germain pritet të humb disa yje gjatë merkatos së verës.

Përveç Neymar që lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, së fundmi edhe Layvin Kurzawa është në mesin e të pëlqyerve.

‘Express’ shkruan se Arsenal kanë bërë një ofertë për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të PSG, transmeton lajmi.net.

Në garë për shërbimet e lojtarit është edhe Barcelona, por katalanët kanë si proritet të largojnë së pari Junior Firpo.

Kurzawa do të mbetet lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe mund të largohet me parametra zero. /Lajmi.net/