Arsenal në janar transferon yllin e PSG

Arsenal është në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Thomas Meunier, i cili mund të largohet nga Franca.

Sport

05/09/2019 12:56

27-vjeçari ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij në ‘Parc des Princes.’

Nuk është raportuar që marrëveshja e tij të rinovohet, megjithatë, ai mund të bëhet lojtar i lirë deri në verë, përcjell lajmi.net.

Ai nuk e ka refuzuar mundësinë që të rinovojë me kampionët e Ligue 1, por pranon se situata e tij është bërë e ndërlikuar.

Pritej që një lëvizje të bëhej gjatë dritares së verës, duke pasur parasysh pasigurinë që e rrethon, por Meunier zgjodhi të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij.

Megjithatë, në Angli mediet raportojnë se blegu në janar do të jetë lojtar i Arsenalit. /Lajmi.net/