Arsenal në bisedime me Fekir

Klub anglez, Arsenal është në bisedime me mesfushorin e Real Bets, Nabil Fekir.

Sport

13/06/2021 10:04

Sipas gazetës ‘AS’, Arsenali është në bisedime me fantazistin Fekir, transmeton lajmi.net.

“Gunners” thuhet se tashmë kanë bërë një ofertë për 27- vjeçarin, por Betis po presin ofertë më të madhe për futbollistin e tyre.

Dy klubet janë në bisedime, dhe marrëveshja mund të arrihet gjatë afatit kalimtar të verës.

Fekir, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Betisit në të gjitha garat, duke realizuar pesë gola dhe gjashtë asistime. /Lajmi.net/