Arsenal monitoron Osimhen

Arsenal është duke e monitoruar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Sport

03/04/2022 10:26

Froma e mirë që Osimhen po kalon në Seria A, është vënë re nga të gjithë.

Shumë ekipe kanë shfaqur interes për nigerianin, së fundmi edhe Arsenal.

Sipas gazetës italiane ‘Tuttosport’, Arsenal janë duke e monitoruar sulmuesin e Napolit, përcjell lajmi.net.

Ai ka kontratë me ‘Napolitanët’, deri në qershor të viti 2025, po interesimi i klubeve të mëdha evropiane, mund të ndikojë që ai të largohet në fund të sezonit.

Mbetet të shihet se a do të qëndrojë edhe më tej në ekipin e Luciano Spallettit, apo do të ndryshojë ambient./Lajmi.net/