Arsenal merr hak ndaj Rennes, Frankfurt triumfon ndaj Inter për të kaluar në çerekfinale

Arsenal, Eintracht Frankfurt dhe Villarreal janë tri skuadrat e radhës që kanë prerë biletat për fazën çerekfinale.

Sport

14/03/2019 22:55

Arsenal dhe Eintracht Frankfurt kanë arritur të shënojnë fitore të mëdha, për të kaluar në fazën çerekfinale.

Në kuadër të garave në Ligën e Evropës, skuadra nga Londra Veriore dhe ajo nga Bundesliga kanë prerë biletat për çerekfinalet.

Arsenal ka arritur që me sukses ta përmbysë skuadrën e Rennes, duke triumfuar me rezultatin 3:0, pas humbjes 3:1 në ndeshjen e parë.

Pierre Emerick Aubameyang me dy gola të realizuara dhe Maitland Niles i dhanë Arsenalit këtë fitore të madhe, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, punë të vështirë pati edhe skuadra nga Bundesliga, Eintracht Frankfurt, e cila triumfoi në udhëtim ndaj Inter.

Këtë takim e vendosi super sulmuesi i gjermanëve, Luka Jovic, i cili po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

Pasi takimi përfundoi 0:0 në Frankfurt, gjermanët arritën që të marrin një biletë në ‘San Siro’.

Pritej që Inter ta shfrytëzonte avantazhin e tifozëve dhe të fushës së vet, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Një biletë për fazën gjysmëfinale kanë siguruar edhe Villarreal që demoluan skuadrën e Zenit St.Petersburg, me rezultatin total 5:2. /Lajmi.net/