Arsenal me transferim të papritur nga Man Utd

Arsenal po synon të përforcojë repartin e mbrojtjes me lojtarin e Manchester United.

Sport

26/04/2019 08:16

‘The Sun’ raporton se ‘Gunners’ po kërkojnë transferimin e mbrojtësit Eric Bailly nga Manchester United, përcjell ‘lajmi.net’.

Reprezentuesi i Senegalit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje për Manchester United që nga ndeshja e dytë kundër PSG në muajin mars në Ligën e Kampionëve.

26 vjeçari që në ‘Old Trafford’ ishte sjellë nga Jose Mourinho, pritet të largohet në fund të sezonit nga Ole Gunnar Solskajer, që po nis rindërtimin e Manchester United.

Nga largimi i tij dëshiron të përfitojë skuadra e Arsenalit, që po ashtu po përballet me shumë probleme në fazën e mbrojtjes.

Oferta e parë e Arsenalit për Bailly drejtuar Manchester United pritet të jetë 25 milionë euro./Lajmi.net/