Arsenal me transferim të madh nga Ajaxi

Arsenal është në kërkim të një drejtori sportiv.

Merkato

18/03/2019 08:53

Arsenal dëshiron ta transferojë një drejtor sportiv, pa përfunduar ky sezon.

Skuadra londineze dështoi ta transferonte Monchin, pasi ky i fundit u rikthye te Sevilla, përcjell lajmi.net.

Arsenal tani dëshiron ta transferojë Marc Overmars, që aktualisht e mban pozitën e drejtorit sportiv te Ajaxi.

Ish-anësori i skuadrës londineze ka luajtur përgjatë viteve 1997-2000, andaj topçinjtë e duan rikthimin e tij në skuadër. /Lajmi.net/