Arsenal me transferim të jashtëzakonshëm nga Real Madrid

Arsenal po futet në afatin e janarit më shumë disa shënjestra.

Merkato

02/01/2019 10:44

Arsenal është i zhgënjyer më formën e Bernd Leno dhe Peter Cech, andaj po e kërkon një portier të ri.

Skuadra londineze po mendon që ta transferoj Keylor Navasin, që nuk po ka hapësirë te Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Thibaut Courtois e ka rrëzuar nga stoli portierin kostarikan, ndërsa ky i fundit ka zgjuar interesimin e Arsenalit.

Skuadra londineze duhet t’i paguaj 16 milionë euro për ta transferuar Navasin, përkundër dëshirës së Real Madridit që dëshiron ta mbaj në skuadër. /Lajmi.net/