Arsenal mbulon gabimin e Lenos, fiton në udhëtim kundër Rapid Vienna

Arsenali ka marrë një fitore mjaft të mundimshme në udhëtim në Vjenë.

Sport

22/10/2020 20:49

‘Gunners’ kanë shënuar fitore me përmbysje (1:2), duke mbuluar një gabim të madh të Bernd Leno, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 51’, nga Guntas, pikërisht pas gabimit të Leno, i cili fali një top në 16 metërshin e Arsenal.

Londinezët reaguan fillimisht me anë të David Luiz, i cili shënoi në minutën e 70’, pas asistimit të Nicolas Pepe.

Rezultati u përmbys me anë të Pierre Emerick Aubameyang, në minutën e 74’.

Arsenal me këtë fitore merr tri pikët e para në Ligën e Evropës, kurse Rapid Vienna mbetet pa pikë pas ndeshjes së parë. /Lajmi.net/