Arsenal konsideron blerjen e Benatias

22:35 | 8 Nentor 2018

Edhe skuadra e Arsenal duket se po shqyrton opsionin për blerjen e Medhi Benatias.

Ylli i Juventus nuk është i lumtur tek Juventus dhe këtë situatë po synon ta shfrytëzoj skuadra londineze, shkruan “Tuttomercatoweb”, transmeton lajmi.net.

Benatia dëshiron të jetë në 11-shën startuese, mirëpo me Bonuccin dhe Chiellinin, kjo gjë po del të jetë  e vështirë.

Edhe Milan ka interesim për lojtarin, i cili vlerësohet 15 milionë euro. Mbeten të shihen lëvizjet e ardhshme të skuadrave. /Lajmi.net/