Arsenal konfirmon skandalin e Laurent Koscielny

Kapiteni i Arsenalit, Laurent Koscielny, ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën në Amerikë për turin para sezonal, teksa po kërkon largimin nga ‘Emirates Stadium’.

Sport

11/07/2019 12:03

33 vjeçari dëshiron të largohet nga ‘Gunners’ për t’u kthyer në Francë, me Bordeaux, Lyon dhe Rennes që kërkojnë shërbimet e tij.

Arsenal përmes një komunikate ka konfirmuar se mbrojtës francez ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën.

“Laurent Koscielny ka refuzuar të udhëtojë në SHBA për turneun tonë para sezonal”, thuhet në reagimin e Arsenalit, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga veprimet e Laurent, të cilat janë kundër udhëzimeve tona të qarta”.

“Ne shpresojmë të zgjidhim këtë çështje dhe nuk do të japim asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”./Lajmi.net/