Arsenal ka një plan për transferimin e Wan – Bissaka, ofron super talentin

Skuadra e Arsenal duket se është e vendosur që të transferojë super yllin e Crystal Palace.

Sport

17/03/2019 13:46

Aaron Wan – Bissaka është lojtari që po kërkohet nga Arsenal, por edhe nga kampionët e Manchester City.

‘Gunners’ janë të vendosur të mos e lëshojnë këtë mundësi, dhe për të bindur skuadrën e Crystal, kanë ofruar edhe shërbimet e talentit të skuadrës.

“The Sun” raporton se Maitland Nile ose Nelson mund të ofrohen për Wan – Bissaka, transmeton lajmi.net.

Crystal Palace kërkojnë rreth 45 milionë euro për të liruar lojtarin të largohet nga skuadra.

Arsenal do ta ketë të vështirë të përballet me Manchester City, kur është puna tek shpenzimet në të holla. /Lajmi.net/