Arsenal i gatshëm për sfidën e radhës, merr lajm të mirë nga Tierney

Përpara ndeshjes ndaj Newcastle United, klubi i Arsenalit ka marrë lajme të mira pasi Kieran Tierney duket të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Sport

15/01/2021 20:18

Skocezi pati probleme në ndeshjen e fundit të Gunners ndaj Crystal Palace, me ç’rast edhe u largua nga fusha.

Siç raporton The Athletic, ai nuk ka probleme sikurse mendohej në fillim dhe kësisoj pritet të marrë dritën e gjelbër për ndeshjen e ardhshme, transmeton lajmi.net.

23 vjeçari ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të Gunners në javët e fundit dhe ka kontribuar në katër gola për Arsenalin.

Pasi nuk arritën që të fitojnë ndaj Crytal Palace, u ndanë me rezultat të barabartë 0-0, Topçinjtë po shikojnë përpara për duelin ndaj Newcastle United./Lajmi.net/