Arsenal i frikësohet largimit të Martinelli

Gabriel Martinelli është shqetësimi i skuadrës së Arsenal.

Sport

23/02/2020 11:37

Martinelli, lojtari që tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjet e tij të mira, mund të largohet nga skuadra e Arsenal.

Real Madrid dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat që kanë vëzhguar situatën e lojtarit brazilian, dhe kjo gjë ka shqetësuar ‘Gunners’.

‘The Star’ raporton se Arsenal besojnë që Gabriel Martinelli mund të largohet nga klubi, nëse ata dështojnë t’i sigurojnë atij Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Real Madrid dhe PSG janë duke parë me interes të lartë këtë situatë të 18 vjeçarit që ka shënuar 10 gola në 22 paraqitje me veriorët e kuq të Londrës. /Lajmi.net/