Arsenal gati 30 milionë euro për transferimin e Sanches në janar

Arsenal ka dhënë 'dritën e gjelbër' për të transferuar yllin e Lilles, Renato Sanches.

Sport

08/12/2021 12:04

Sipas Daily Mail, portugezi është i hapur për largimin, me Arsenal dhe AC Milan si dy klubet më të interesuara, transmeton lajmi.net.

Arsenal është gati të shpenzojë 30 milionë euro për të bindur portugezin të transferohet në “Emirates” gjatë afatit të janarit.

Sanches para disa ditëve konfirmoi interesimin e Arsenalit dhe AC Milanit, derisa është gati për aventurën e re.

Milan mbetet favorit, sidomos pasi me shumë gjasa do e humbin mesfushorin Franck Kessie si agjent të lirë, ngase nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës./Lajmi.net/