Arsenal e transferon lojtarin e Barcës për 70 milionë euro

Arsenal po mendon t’ia rris konkurrencën Shkodran Mustafit në fazën e mbrojtjes.

Sport

19/04/2019 14:56

‘Goal.com’ në versionin anglez raporton se Arsenal do të tentojnë të përforcojnë mbrojtjen me yllin e Barcelonës, Samuel Umtiti, përcjell ‘lajmi.net’.

Problemi i vetëm që mund të paraqitet në finalizimin e kësaj marrëveshje, është çmimi i lartë i lojtarit.

Barcelona nuk do të pranonte një largim të Umtitit, nëse nuk paguhen së paku 70 milionë euro, shumë kjo jo e vogël për Arsenalin.

Largimi i Samuel Umtitit nga Barcelona, do të krijonte edhe më shumë kushte për transferimin e Matthijs De Ligt nga Ajax./Lajmi.net/