Arsenal e shet mbrojtësin te rivalët e Premierligës

Arsenali po mendon seriozisht ta shesë mbrojtësin anësor, Kieran Tierney, te skuadra e Leicester Cityt, pasi lojtari nuk ka bindur me paraqitjet e tija te ‘’Topçinjtë’’.

Sport

19/02/2020 16:05

Tierney, që prej ardhjes së tij në Arsenal, ka luajtur shumë pak për shkak të lëndimeve që mori me skuadrën londineze. Ai erdhi i lënduar në ‘Emirates Stadium’ nga Celticu, me ç’rast nuk u paraqit deri në muajin nëntor. Edhe pas kthimit të tij gjërat nuk shkuan më së miri 22-vjeçarin, pasiqë mori një tjetër lëndim i cili vazhdon ta lërë jashtë edhe sot.

Me kalimin e mundshëm të tij te Leicester, mbrojtësi anësor do të bashkohej me Brendan Rogersin i cili e trajnonte gjatë kohës sa ishin të dy te Celticu.

Sipas asaj që raporton The Sun, ende nuk flitet për një shifër zyrtare që ‘Dhelprat’ do të dërgojnë në drejtim te skuadrës londineze, kësisoj ende nuk ka asgjë të sigurt lidhur me këtë rast, transmeton lajmi.net.

Skocezi iu bashkua ish-kampionëve anglezë verën që lamë pas për shumën e 25 milionë funteve.

Gjatë këtij sezoni, lojtari ka regjistruar 11 paraqitje në të gjitha garat me Arsenalit, në të cilat ka realizuar tre asiste./Lajmi.net/