“Arsenal duhet të rikthehet në Ligën e Kampionëve këtë sezon”

Legjenda e Arsenalit, Lauren thotë se ish-klubi i tij duhet të synojë të përfundojë sezonin 2021-2022 në top katërshen.

Sport

26/11/2021 23:15

“Topçinjtë” bënë fillimin e tyre më të keq të një sezoni në 58 vjet pasi humbën tre ndeshjet e tyre fillestare të sezonit aktual.

Megjithatë, ata i kthyen gjërat pas pushimit ndërkombëtar në shtator dhe përfunduan një seri të pamposhtur prej tetë ndeshjesh në Premier Ligë përpara se të pësonin një humbje 4-0 nga Liverpool fundjavën e kaluar.

Si rezultat, Arsenali është i pesti në tabelën e Premierligës – vetëm tre pikë larg West Ham United në vendin e katërt.

Prandaj, Lauren beson se Arteta duhet të kërkojë të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve përmes një përfundimi në top-katërsh këtë sezon.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit tha për The Mirror: “Ata duhet, ne duhet të bëjmë presion mbi veten gjithmonë, si individualisht ashtu edhe kolektivisht, për të arritur në vendet e Ligës së Kampionëve.

“Kjo është ajo që besoj. Gjithmonë duhet të vendosni objektiva të larta. Ata duhet të përpiqen të rikthehen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe më pas të ndërtojnë atë për vitet në vijim, sepse kjo bën një ndryshim të madh për të hyrë në top katërshe.

“Ka Liverpool, Chelsea, Man City dhe më pas ndoshta ka një vend të hapur. Realiteti thotë se nuk mund të luftosh për ligën. Ka ende shumë pikë, por Arsenali ka treguar me disa nga paraqitjet para Liverpool-it, besoj se kjo skuadër mund të arrijë në vendet e Ligës së Kampionëve.

“Kjo skuadër mund të rikthehet në Ligën e Kampionëve dhe, që atëherë e tutje, ata mund të fillojnë të ndërtojnë për të filluar diçka. Por objektivi duhet të jetë hyrja në Ligën e Kampionëve, sepse realiteti është se nëse ata nuk do të kishin filluar kaq ngadalë, mund të kishin qenë në gjendje të fitonin ligën.

“Por objektivi tani duhet të jetë arritja në pozitat e Ligës së Kampionëve. Besoj se kjo skuadër është e aftë të futet në katër pozitat e para. Të fitosh ligën nuk është e pamundur, por është me të vërtetë shumë e vështirë”, ka përfunduar legjenda e “Gunners”. /Lajmi.net/