Arsenal duhet ta konsiderojë shitjen e Ozil

Skuadra e Arsenal duhet të heq dorë nga shërbimet e Mesut Ozil.

Sport

20/09/2019 16:14

Lojtari me prejardhje nga Turqi, Ozil, ka luajtur vetëm 71 minuta gjatë këtij sezoni në Premierligë, duke mos u përfshirë aq shumë në planet e Unai Emery.

Arsenal duhet ta konsiderojë shitjen e lojtarit, pasi kostoja për ta mbajtur atë është shumë e lartë, ka thënë Paul Mariner.

“Nëse ka interesim, duhet ta lënë të ikën dhe të gjejnë tjetër lojtar me atë pagë” ka thënë Mariner, transmeton lajmi.net.

“Nëse nuk largohet, duhet ta kthejmë në formë. Duhet të bisedohet me të, të bëhet ai lojtari i Arsenalit që mund të jetë” ka thënë tutje ish ylli i ‘Gunners’.

Paraqitja e vetme e Ozil gjatë këtij sezoni erdhi në ndeshjen kundër Watford, ku ai nuk pati paraqitje edhe aq të mirë, siç kishte dikur. /Lajmi.net/