Arsenal dhe Liverpool kërkojnë Cabayen

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Yohan Cabaye mund të rikthehet në Premierligë, gjatë afatit kalimtar të janarit. Reprezentuesi francez kërkohet nga Arsenal dhe Liverpool.

Sport

04/11/2014 15:47

Arsenal dhe Liverpool kanë shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Yohan Cabaye.

Reprezentuesi francez iu bashkua kampionit të Ligue 1 gjatë afatit kalimtar të janarit nga Newcastle për 20 milionë funte.

Mirëpo, sipas medieve franceze, Cabaye dëshiron të rikthehet në Premierligë pasi trajneri Laurent Blanc nuk do ta parandalojë largimin e tij.

Cabaye ishte afër transferimit në Arsenal para se t’i bashkohej PSG-s, andaj mund të bëhet anëtar i gjigantit londinez gjatë afatit kalimtar dimëror.

Por, për shërbimet e tij raportohet se interesim ka shprehur edhe Liverpool.