Arsenal dhe Crystal Palace ndajnë pikët në “Emirates”

Arsenal ka barazuar me Crystal Palace në kuadër të xhiros së 18-të të Premierligës.

Sport

14/01/2021 22:51

Ndeshja kishte rastet e veta, por në përgjithësi ishte një lojë me kujdes të shtuar nga palët, transmeton lajmi.net.

Menaxheri i Arsenal, Mikel Arteta, provoi në pjesën e dytë të ndryshonte rrjedhën e lojës duke bërë katër zëvendësime, por që nuk rezultuan pozitive.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0. Tani Arsenal qëndron në vendin e 11-të me 24 pikë gjithsej, ndërsa Crystal Palace mban vendin e 13-të me 23 pikë total./Lajmi.net/