Arsenal – Crystal Palace, formacionet zyrtare

Arsenal do të ndeshet me Crystal Palace në kuadër të xhiros së 18-të të Premierligës.

Sport

14/01/2021 20:05

“The Gunners” kërkojnë të vazhdojnë serinë e mahnitshme pozitive ku kanë regjistruar në pesë ndeshjet e fundit katër fitore dhe një humbje, ndërsa Crystal Palace po përjeton formë të tmerrshme ku në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar tre humbje, një barazim dhe një fitore, transmeton lajmi.net.

Arsenal gjendet në pozitën e 11-të me 23 pikë total, nëntë pikë nga vendi i katërt, ndërsa Crystal Palace, qëndron në vendin e 13-të me 22 pikë total.

Për Arsenalin nuk do të paraqitet Gabriel Martinelli i cili u lëndua ndeshjen e kaluar në nxemje, ndërsa Mesut Ozil dhe Sokratis Papastathopulos nuk ftohet nga menaxheri, Mikel Arteta.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

Arsenal: Leno, Bellerin, David Luiz, Maitland-Niles, Xhaka, Ceballos, Saka, Smith Rowe, Aubameyang, Lacazette.

Crystal Palace: Guaita, Ward, Tomkins, Koyate, Mitchell, Townsend, Milivojevic, McArthur, Eze, Benteke, Zaha