Arsenal cakton çmimin për shitjen e Alexis Sanchez (FOTO)
Alexis Sanchez do të largohet vetëm me një kusht nga Arsenal.

Merkato
Arsene Wenger është i gatshëm të negociojë shitjen e sulmuesit Alexis Sanchez, por vetëm me një kusht.
“Mirror Sport” raporton se menaxheri i Arsenalit do të bisedojë vetëm me ndonjë klub që është i gatshëm të paguajë së paku 76 milionë euro për shërbimet e yllit kilian, përcjell “lajmi.net”.
Sanchez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Gunners” dhe nuk ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e saj.
Kjo ka bërë që ai të zgjojë interesim nga Manchester City dhe Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/