Arsenal bën ‘nënshkrimin e verës’, e bind Aubameyangun të qëndrojë

Arsenal janë pranë realizimit të “transferimit” më të madh të kësaj vere.

Sport

07/08/2020 09:31

‘Gunners’ raporohet të jenë afër një marrëveshje me sulmuesin kryesor të tyre, Pierre Emerick Aubameyang.

The Telegraph bën të ditur se një marrëveshje mes palëve është afër, përcjell lajmi.net.

Arsenal thuhet t’i ketë ofruar Aubameyangut kontratë tri vjeçare, me pagë prej 250 mijë funte në javë.

Aubameyang është sulmuesi kryesor i Arsenalit, dhe spekulimet për largimin e tij këtë verë kanë qenë të mëdha.

Italia dhe Spanja janë përmendur si destinacione për sulmuesin, i cili tashmë duket se ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në ‘Emirates Stadium’./Lajmi.net/