Arsenal afër transferimit të Everton

Skuadra e Arsenal është shumë afër që të kryej transferimin e madh.

Sport

19/07/2019 08:45

‘Gunners’ janë afër jo që të transferojnë Everton Soares, i cili ishte pjesë kyçe e suksesit të Brazilit në Kupën e Amerikës.

Sipas raportimeve të medieve evropiane, londinezët do të paguajnë afër 40 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Arsenal kanë nisur një doktor drejt Brazilit për t’i bërë ekzaminimet mjekësore të lojtarit, kurse lojtari përmes ‘Instagram’ ka njoftuar se po mëson anglishten.

Ishte Wilfried Zaha ai që ishte prioritet për Arsenal, por kostoja e tij e lartë ishte e papërballueshme për skuadrën e Unai Emery.

Everton ka kaluar gjashtë vite me Gremio, por vëmendjen nga Evropa e tërhoqi me performancat e kësaj vere në Kupën e Amerikës.

Lojtari ka luajtur 148 ndeshje me skuadrën aktuale, duke shënuar 38 gola dhe duke shtuar 10 asistime. /Lajmi.net/