Arrin në 80 numri i të vdekurve nga sulmi i fundjavës në Kabul

11:10 | 21 Gusht 2019

Numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës në një dasmë në Kabul gjatë fundjavës ka rritur në 80, kanë thënë dy zyrtarë policorë në Afganistan.

Nga shpërthimi i 17 gushtit ishte raportuar se kanë vdekur 63 persona, mirëpo disa të plagosur më pas kanë ndërruar jetë në spital, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi.

“Nga plagët e marra kanë vdekur edhe 17 persona tjerë dhe 160 janë duke u trajtuar ose në spitale, ose në shtëpi”, ka thënë Rahimi.

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur në perëndim të Kabulit, përcjell rel.

Ky është sulmi i 17-të që ka ndodhur në Kabul gjatë këtij viti dhe i dyti më i madh në këtë shtet.

Si pasojë e këtyre sulmeve, të paktën 193 persona kanë vdekur dhe gati 900 tjerë janë plagosur.

Ky sulm ka ndodhur teksa Uashingtoni dhe talibanët është raportuar se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për përfundim të luftës 18-vjeçare në Afganistan.