Arrihet marrëveshje në parim për qeverinë e re spanjolle

Partia Socialiste spanjolle (PSOE) e kryeministrit spanjoll në ikje, Pedro Sanchez, dhe formacioni i të majtës radikale, Podemos, arritën një marrëveshje në parim për formimin e një qeverie koalicioni.

Bota

12/11/2019 19:18

Lajmin e kanë bërë të ditur sot Sanchez dhe kreu i Podemos.

Për këtë qeveri të përbërë nga këto dy formacione, formacione që nuk kishin rënë dakord disa muaj më parë, do të nevojitet gjithashtu mbështetja e forcave të tjera për të marrë miratimin nga Dhoma e Deputetëve, e dalë nga zgjedhjet legjislative të së dielës.