Arrihet marrëveshje me ministrinë, minatorët e Trepçës ndërpresin grevën

Minatorët e Trepçës e kanë ndërprerë grevën e tyre pas takimit që kishin me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukën.

Lajme

11/01/2019 20:12

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqri Sadiku, ka thënë për lajmi.net se greva është ndërprerë pas premtimeve të marra nga ministri Lluka.

“Draft statuti do të kalojë në janar, ndërkaq që ligji i veçantë do të përfundojë në janar”, ka thënë ai.

Sadiku ka thënë se edhe sindikalistët kanë lëshuar pe për kërkesat e tjera të tyre.

Siç ka bërë të ditur ai, minatorët do të fillojnë normalisht me punë që nga dita e nesërme.

Kujtojmë, se Qeveria Haradinaj gjatë këtyre ditëve është përballur me greva të shumta të sindikatave dhe punëtorëve.

Nga 14 janari, SBASHK-u ka paralajmëruar grevë në sektorin e arsimit, ndërkaq që në grevë janë edhe disa reparte të kirurgjisë. /Lajmi.net/