Arrihet marrëveshje, Mahrez i bashkohet skuadrës së madhe të Premierligës

Riyad Mahrez nga sezoni tjetër do të vesh fanellën e Manchester Cityt.

Sport

08/07/2018 18:44

Skuadra e Manchester Cityt ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn për transferimin e reprezentuesit algjerian.

Për shërbimet e Mahrezit, kampionët e Premierligës do t’i paguajnë Leicesterit 75 milionë euro.

27 vjeçari brenda 48 orëve të ardhshme do t’i përfundojë testet mjekësore, për të kompletuar pastaj transferimin te Manchester City.

Vlen te ceket se Mahrez është pjesë e Leicesterit që nga viti 2014, ku ishte transferuar nga francezët e Le Havre./Lajmi.net/