Arrihet marrëveshja për luftanijet “Mistral”

Rusia dhe Franca kanë arritur një marrëveshje në lidhje me luftanijet “Mistral”, që detyron Parisin zyrtar të kompensojë Kremlinin për anulimin e shitjes së dy mjeteve.

Bota

06/08/2015 09:29

Franca kishte vendosur t’ia shiste Rusisë dy anije helikoptermbajtëse në vlerë prej 1.2 miliardë euro, duke shënuar marrëveshjen e parë të madhe të një vendi anëtar të NATO-s me Rusinë për shitjen e mjeteve luftarake.

Megjithatë, vitin e kaluar Franca vendosi që të anulojë marrëveshjen, për shkak të ngjarjeve në Ukrainë, ndërsa zyra e Presidentit Hollande njoftojë se Rusisë do t’i kthehen të gjitha paratë.

Rusia kishte dhënë 840 milionë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta shlyente pasi të merrte anijet. Kremlini ka thënë se tani mosmarrëveshja me Parisin për luftanijet është zgjidhur. Të dy luftanijet do t’i mbajë Franca. / Top Channel