Arrihet marrëveshja për komisionin e verifikimit të listave

Përfaqësues organizativ të protestave të shoqatave të dala nga lufta në rektorat kanë lajmëruar se është arritur një marrëveshje midis tyre, rektoratit e Ministrisë së Arsimit.

Lajme

04/12/2014 19:51

Kjo është bërë e ditur nga njëri prej përfaqësuesve të këtyre protestave në një intervistë për RTK-në

Sipas tij, këto organizata do t’i besojnë ministrit për punët që do të ndërmerr, mirëpo do të vazhdojnë në kërkesën e tyre për t’u larguar rektori Zejnullahu.

“Është arritur një marrëveshje midis rektoratit dhe tri shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. Është arritur një marrëveshje e cila sipas ministrit Buja, do të formohet një komision për verifikimin e listave si dhe brenda shtatë ditëve do të përfundojë ky problem dhe do të pranohen fëmijët e veteranëve, familjeve të dëshmorëve, dhe invalidëve të luftës”.

“Ne do t’i besojmë ministrit të arsimit sepse edhe vet ai ishte pjesë e organizatës të luftës, edhe ai është vet ndër veteranët e UÇK-së”.

“I kemi ikur problemeve të mundshme jemi munduar ta stabilizojmë situatën megjithatë kërkesa jonë është që Zejnullahu të largohet”.