Arrihet marrëveshja: Milani mposht Barcelonën dhe PSG-n për top lojtarin

Milani po e kompleton transferimin e parë për janar.

Merkato

10/10/2018 09:58

Skuadra italiane tashmë e ka gati transferimin e parë për afatin e dimrit, e që do t’i befasoj të gjithë.

Sipas ‘Globo Esporte’, Milani ka arritur marrëveshje me Flamengon për transferimin e Lucas Paquetas.

Sipas të përditshmes, rosonerët do të paguajnë 35 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, përcjell “lajmi.net”.

Paqueta do t’i kryej vizitat mjekësore në këtë javë, para kalimit të tij në janar.

Për mesfushorin thuhet se në garë ishin edhe PSG-ja e Barcelona, mirëpo Milani ka arritur që ta finalizoj shumë shpejtë marrëveshjen. /Lajmi.net/