Arrihet marrëveshja, ky është trajneri i ri i Manchester United

16:22 | 25 Nentor 2021

Gjiganti anglez duket se ka gjetur zëvendësuesin e Ole Gunnar Solskjaer.

Vetëm pak ditë më parë, Manchester United ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Soslkjaer pas rezultateve të dobëta së fundmi, transmeton lajmi.net.

Drejtmin e skuadrës përkohësisht e morri ndihmësi i Solskjaer, Michael Carrick që udhëhoqi skuadrën në fitoren 0-2 ndaj Villarrealit.

Sipas ‘The Atheltic’, “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshje me Ralf Ragnick që pritet ta marrë stolin e trajnerit të United.

Ragnick do të emërohet kryetrajner i gjigantit anglez me kontratë deri në fund të edicionit.

Ragnick në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Hannover, Schalke, Hoffenheim dhe RB Leipzig.

63-vjeçari do të nënshkruajë kontratë gjashtë mujore me klubin, më pas për dy vite të tjera do të ketë një rol konsulent. /Lajmi.net/