Arrihet marrëveshja, ky do të jetë trajneri i ri i Milanit

Gazeta franceze L’Equipe beson se Ralf Rangnick ka nënshkruar një parakontratë me Milanin për të marrë përgjegjësinë e rosonerëve nga sezoni i ardhshëm.

Sport

19/02/2020 16:26

Rangnick ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim në Itali, dhe mediet në Gjermani raportonin se një marrëveshje do të arrihej.

Calciomercato gjithashtum u përfshi në këtë histori, ku pretendonte se Rangnick do të kishte kontroll të plotë mbi Milanin, për blerjet dhe shitjet.

Tani është media franceze E’Lequipe që shkon edhe më larg, duke thënë se Rangnick ka arritur marrëveshje me pronarët e Milanit, përcjell lajmi.net.

Madje thuhet se në marrëveshje ekziston edhe një klauzolë, ku thuhet se nëse Milan nuk respekton marrëveshjen, Rangnick do të kompensohet financiarisht.

Te Milan, trajneri Ragnick do të zëvendësonte Stefano Piolin./Lajmi.net/