Arrihet marrëveshja, Huntelaar rikthehet në ish-klubin e tij

Gjatë ditës së sotme është raportuar për arritjen e marrëveshjes mes Ajax dhe Schalke 04 për transferimin e Klaas-Jan Huntelar në Gjermani.

Sport

19/01/2021 18:45

Zyrtarët e klubit të Schalke kanë raportuar se dy arsyet kryesore për të cilat është nënshkruar Klaas Jan janë pikërisht kualitetet e tij, të cilat i tregoi edhe në javën e fundit kur shënoi dy golësh.

“Ai ka treguar dëshirë për t’u bashkuar me klubin tonë dhe ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Falenderojmë Ajaxin për bisedimet pozitive në negociata”, tha zyrtari i lartë për komunikim me publikun, Jochen Schneider, transmeton lajmi.net.

Huntelaar do të përballet me një sfidë të madhe, pasi që Schalke është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të keqe dhe po lufton vetëm për të qëndruar në ligë.

“Unë dua të kontribojë që ky klub të qëndrojë në Bundesliga”, tha Huntelaar në nëshkrimin e kontratës./Lajmi.net/