Arrihet marrëveshja, edhe Hakim Ziyech në Arabinë Saudite

Futbollisti i Kombëtares së Marokut, Hakim Ziyech është duke u larguar nga Chelsea për në Arabinë Sudite. Ashtu siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano tashmë është arritur një marrëveshje dhe lojtari 30-vjeçar pritet t’i bashkohet klubit të Al Nassr, shkruan Lajmi.net Ziyech pritet të nënshkruaj një kontratë deri në vitin 2026, por ende nuk dihet…

Sport

21/06/2023 08:55

Futbollisti i Kombëtares së Marokut, Hakim Ziyech është duke u larguar nga Chelsea për në Arabinë Sudite.

Ashtu siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano tashmë është arritur një marrëveshje dhe lojtari 30-vjeçar pritet t’i bashkohet klubit të Al Nassr, shkruan Lajmi.net

Ziyech pritet të nënshkruaj një kontratë deri në vitin 2026, por ende nuk dihet se cila është shuma e parave që do t’i fitoj.

Mesfushori anësor me Blutë e Londrës ka kontratë deri në vitin 2025, por ai preferon një aventurë të re në shtetet arabe dhe sigurisht pritet të jetë bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos.

Ziyech gjatë sezonit që lam pas në Premier League zhvilloi 18 ndeshje dhe bëri vetëm tre asiste./Lajmi.net/