Arrihet marrëveshja, do të kemi dy meçe Joshua – Fury

Anthony Joshua ka arritur marrëveshje me Tyson Furyn për zhvillimin e dy meçeve, sipas promovuesit të boksit, Eddie Hearn.

Sport

10/06/2020 16:32

Kanë qenë të shumtë tifozët që kanë kërkuar që dy boksierët të takohen në ring, dhe duket se dëshira e tyre është vendosur të plotësohet.

Fury po pret të zhvillojë një tjetër meç me Deontay Wilder, ndërsa Anthony Joshua do të mbrojë titujt përballë Kubrat Pulev.

“Ne jemi duke bërë një përparim të madh”, ka deklaruar promovuesi i Joshuat, Eddie Hearn, përcjell lajmi.net.

“Ende ka shumë për të kapërcyer. Ne po shikojmë për vendet dhe datat”.

“Është e drejtë të thuash se Fury dhe Joshua janë në marrëveshje në lidhje me kushtet financiare të luftës”.

“Ne jemi në vend të mirë. Është e drejt të themi se në parim, të dy djemtë janë pajtuar për atë luftë. Dy luftime”.

“Lajmi kryesor pozitiv është se Joshua dhe Fury kanë arritur marrëveshje për dy meçe, në thelb”./Lajmi.net/